Greqi, negociata kreditorët privatë për "prerjen" e borxhit
ATHINE - Në Frankfurt do të vazhdojnë sot negociatat qeverisë greke me kreditorët private në vend, për zhvlerësimin në 50% të vlerës së obligacioneve, në përputhje me marrëveshjen e Samitit më 26 tetor.
Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Borxhit Publik Petros Kristodulu do të ketë një takim me kreun e Institutit Monetar Ndërkombëtar (IIF), z. Charles Dalaras, që ndodhet në Athinë, me përfaqësues të bankave të huaja dhe përfaqësues të bankave të mëdha greke.
Prerja e obligacioneve dhe pjesëmarrja e sektorit privat në këtë proces, ka qenë edhe objekt i takimit të kryeministrit grek Lukas Papadhimos me kreun e Institutit Financiar Ndërkombëtar Charles Dalaras.
Më parë, zoti Dalaras u takua me zv/kryeministrin dhe Ministër i Financave Evangjelos Venizelos.
Zbatimi i vendimit të Samitit të Lartë të 26 tetorit dhe në veçanti çështja e pjesmarrjes së sektorit privat në paketën e mbështetjes së ekonomisë greke, u diskutua në këtë takim.
Siç dihet, në negociatat me qeverinë greke, Instituti Monetar Ndërkombëtar (IIF) përfaqëson bankat, të cilat ftohen që të pranojnë një dëmtim rreth 50% të vlerës së obligacioneve të shtetit grek, që ato mbajnë.
Sipas vendimeve të 26 tetorit, bankat ranë dakord në prerjen e borxhit grek me rreth 50%, një masë që do të çojë në një reduktim prej rreth 100 miliardë eurosh.
Në varësi me normën e interesit dhe kohëzgjatjen e obligacioneve të reja, humbjet neto të vlerës aktuale për mbajtësit e bonove, mund të mbeten afër 50% apo të tejkalojnë 60%, që është edhe pika kyçe në negociatat me mbajtësit e bonove.