Greqia ka humbur 60 miliardë euro nga tatimet e paarkëtuara
ATHINE - Rreth 60 miliardë nga tatimet e pa arkëtuara ka humbur Greqia, sipas raportit të Grupit Punues të Komisionit Evropian (Task Force) të prezantuar sot kreu i Task Force Horst Raichenmpach.
Raporti thotë se një sasi prej 6 deri 8 miliardë nga borxhi i tatimeve mund të rikthehen, ndërsa rreth 30 miliardë janë pjesë e cështjeve gjyqësore, kohëzgjatja për të cilat në disa raste zgjat më shumë se 10 vjet.
Z. Raichenmpach vuri në dukje luftën kundër evazionit fiskal si një përparësi kyçe të Task Forcës.
Raporti vuri në dukje se Greqia ka filluar të zbatojë një program reforme të thellë strukturore dhe përpjekje për të përmirësuar efikasitetin e administratës publike.
Në raport theksohet gjithashtu se ekspertët e Task Force mund të kontribuojnë në forcimin e të ardhurave tatimore nga investimet e kompanive greke që operojnë jashtë por edhe për të ndihmuar Greqinë të përfundojë dhe të zbatojë marrëveshjen për tatimin e kursimeve të shtetasve grekë në bankat e Zvicrës.
Z. Raichenmpach në raportin e tij paraqiti nëntë fushat ku Task Force do asistojë teknikisht në Greqi.
Nga ana e tij Komisioneri Olli Rehn tha se "Task Force është një mjet në dispozicion të qeverisë greke. "Suksesi i tij varet nëse autoritetet greke janë të vendosur të përdorin atë për të mbështetur transformimin e ekonomisë greke", tha Rehn.