Censusi, INSTAT: Nis anketa për cilësinë e të dhënave
TIRANË- Nis në terren anketa e pas censusit. Drejtoresha e INSTAT-it shpjegon se kjo anketë që do të zgjasë tre javë, synon që të mase cilësinë e te dhënave të mbledhura gjatë censusit.
"Kjo anketë shërben për të vlerësuar përqindjen e mbulimit të popullsisë dhe banesave të Censusit. Përgatitjet për këtë anketë kanë filluar paralelisht me Censusnt, disa muaj më parë", tha Nurja.
Për këtë anketë, sipas Nurjes, është përgatitur një pyetësor tip me 11 pyetje dhe kohëzgjatja në terren do të jetë rreth 3 javë. Aktualisht janë rreth 106 anketues të INSTAT, të cilët kanë filluar punën në terren për të mbledhur këto të dhëna. Numri i zonave të censusit së përzgjedhura është 106 (rreth 1 % e totalit të Shqipërisë) të cilat përfaqësojnë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe që mbledhin informacion në rang qytetesh të ndara në urban-rural.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me marzhin e gabimit, Nurja sqaroi se procesi i përllogaritjes ende nuk ka përfunduar, ndaj duhet pritur. "Kemi filluar skanimin e shumatorëve, dhe pasi të bëhet skanimi do shohim marzhin e gabimit. Normalisht ka një marzh gabimi", bëri të ditur ajo.
Censusi i popullsisë dhe banesave është numërimi i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit të Shqipërisë në një kohë të caktuar. Ai është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet social- ekonomike dhe kushtet e jetesës.
Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor. INSTAT njoftoi se ai do të zgjaste 3 javë. Por duke parë ecurinë, ku një pjesë e mirë e shtetasve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të mëdha, për shkaqe të ndryshme nuk mundën të regjistroheshin, INSTAT tha se nevojitej edhe një javë kohë për të përmbyllur me sukses procesin.
(el.me/BalkanWeb)