Teatri përballë Televizionit në komedi
TIRANË- Ky është subjekti i premierës së parë që do të çelë Teatrin Kombetar të Komedisë. "XXL TV", me autor Stefan Çapalikun, do të ngjitet në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar në fillim të muajit dhjetor.
Autori, njëkohësisht dhe bashkëregjisor i komedisë, Stefan Çapaliku, gjatë konferencës për mediat, u shpreh se me anë të kësaj vepre teatri merr guximin të futet në një studio televizive për të treguar se si aty përpunohet realiteti.
Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Flaura Kureta, Marsela Lena dhe Roland Saro janë aktorët që me anë të lojës së tyre do të sjellin për publikun mënyrën se si manipulohet e vërteta nga media.
Lidhur me idenë e këtij skenari, Stefan Çapaliku u shpreh se ai vjen si pasojë e dominancës së medias në teatër dhe presionit të saj. Ngjarjet zhvillohet në studion e një stacioni televiziv, që ndodhet i vendosur në katin e dytë të një ndërtese në qendër të qytetit, mbi Bankën Kombëtare. Është mëngjesi i parë në një televizion privat që përpiqet të mbijetojë me të gjitha format duke përcjellë një realitet fals.
(el.me/atsh/BalkanWeb)