Kush do e shpëtojë Shqipërinë?
Atë që nuk e ka bërë dot në dekada Instituti Italian i Kulturës, promovuesi i trashëgimisë dhe gjuhës italiane nëpër botë, ia doli ta bëjë Silvio Berluskoni në pak ditë. Shtypi, editorialistë të famshëm, burra shteti, mësonin të paktën disa fjalë italisht, që t’i luteshin “Condotierit” të fundit, në gjuhën e tij: “Per favore, vattene” (Të lutem, ik). Nëse Berluskoni la një shenjë në filozofinë qeverisëse të vendit, ky është karagjozllëku. Erdhi si shpëtimtar i financave italiane, pasi rrëzoi Romano Prodin, që po zbatonte një plan për rishëndoshjen e vendit, por menjëherë pasi u ul në karrige, deklaroi se :”çfarë doni nga unë, ju që keni nga dy e tre shtëpi?”. Kur ikte, pasi kishte hapur një vrimë që rrezikon të fundosë Europën, kërkesave europiane për përgjegjshmëri, i përgjigjej se: “Italia nuk është në krizë, pasi restorantet dhe avionët janë plot”. Italia ka një borxh prej 2.000 miliardësh, dhe një pasuri private prej 8.600 miliard. Siç dukej, nuk kishte ndërmend t’i ndahej fronit, deri sa ta bënte vendin trokë. Të dhënat e Bankës Qendrore Italiane, e dëshmojnë këtë, pasi deficiti publik, në njëzet vjetët e fundit, rritej sa herë shteti binte në dorë të tij. Nëse ka një reformë për të cilën mund të mburret, janë ligjet për t’iu shmangur prokurorëve të Milanos, që e ndiqnin për evazionin fiskal. Nëse ka ndërmarrje që mund të krenohen për rritjen e tyre, këto janë grupet financiare, imobiliare dhe mediatike në pronësinë e tij. E megjithatë, nëse Berluskoni nuk do ishte tërhequr, shumë deputetë, ende do ta votonin, si dëshmi se sa degradon niveli i një klase udhëheqëse, kur politika personalizohet e kthehet në biznes. Një pjesë e madhe e italianëve, ende do ta besonin dhe jepnin shumicën parlamentare, duke dëshmuar fuqinë e medias në kohët e sotme, por edhe se një vend, gur themeli i qytetërimit, nuk ka fuqi të zgjohet nga hipnoza e një njeriu të paskrupullt në luajtjen me ndjenjat e njerëzve, për shkak të njohjes së arketipit të italianit të mesëm.
Do të duhej ndërhyrja e drejtuesve të BE-së, dhe propozimet nën tavolinë, që siç është në traditën më të mirë romake, Berluskoni të hapte krahun. Pavarësisht kësaj, BE-ja është ende me gjak të ngrirë se si do veprojnë më tej italianët. Për shkak të mendjelehtësisë së Berluskonit, Italia nuk ka më një kolltuk në tryezën europiane, por një stol, majë të cilit rri me frikën se do rrëzohet tani, apo pastaj. Ajo që është më shqetësuese, për miqtë e saj dhe vendet limitrofe si Shqipëria, që gjithmonë kanë parë dhe imituar vendin apenin, është paaftësia e italianëve për të reaguar dhe shkarkuar Berluskonin, megjithëse shikonin që po i çonte drejt fundit. Dhe në këtë rast, nuk mund të mos të të vijë në mëndje fenomeni shqiptar dhe situata akoma më e keqe ku ndodhemi.
Udhëheqësi i këtij vendi, Berisha, erdhi në pushtet me premtimin e luftës kundër korrupsionit, por sot, pushteti është në shërbim të bizneseve të lidhura me të ose familjen e tij. Vendi është kthyer në një feud personal të kryeministrit. Lufta kundër krimit të organizuar, zgjati për aq kohë sa kokat e trafikut ta kuptonin se kush ishte zoti i ri dhe ku duhej paguar taksa. Media, është e korruptuar ose e trembur. Përdorimi i lidhjeve klanore, trafikut të votës në zonat rurale dhe blerjes së votës me para apo punësim në ato urbane, ka zëvendësuar votimin e lirë në bazë të programeve partiake. Drejtësia, përmendet vetëm në faqet e shtypit rozë, për operacione plastike bukurie, pasi ka dështuar me kohë në proceset e mëdha, e trembur dhe e korruptuar nga kryeministri. Vendi është në limitin e borxhit publik, dhe pavarësisht se çfarë thonë financierët, historia e ekonomisë së vendeve të tjera tregon se, të gjithë ata që e kanë arritur këtë nivel, nuk kanë ditur apo mundur të ndalen, dhe kanë shkuar drejt falimentit. Mjaft të shohësh statistikat historike të OECD-së dhe e konstaton. Ca më shumë, është i frikshëm rasti shqiptar, pasi në elitat shqiptare, nuk ka financierë kalibri të lartë, që të mund të marrin drejtimin e vendit në rrezik. Ndryshe nga Greqia dhe Italia, vendi ynë, ka një ekonomi me industri e bujqësi rudimentare, dhe shpëtimi nuk vjen duke u kthyer në primitivizëm, me mbjellje arrorrësh dhe shegorësh, siç është horizonti ekonomik i kryeministrit të vendit. Pas vrasjes së katër qytetarëve paqësorë në 21 janar, nervi i reagimit qytetar, edhe ashtu i dobët, tani ka vdekur fare. Aq më shumë kur kryeministri, nuk ka nguruar ta shprehë haptas, se është gati të ndërsejë përkrahësit e tij, dhe ta çojë vendin në luftë civile, nëse i kërcënohet pushteti, çka e ka bërë edhe më parë. Po ashtu, është evidente, se opozita me këtë tatëpjetë financiare që ka marrë vendi, ku dy partnerët kryesorë të ekonomisë sonë, Italia dhe Greqia, që zënë 80% të investimeve dhe eksport-importeve shqiptare, nuk mund të jenë një kamerdare shpëtimi për ne, dhe në mungesë të rezervave të brendshme që i konsumon përditë qeveria ekzistuese, ajo që do vijë, nuk do ketë shumë për të bërë. Varfëria jonë, ngjan me një varkë të mbushur me ujë, ku një dallgë e vogël, mund ta gëlltisë. Problemi është se, kur do mundet Shqipëria të shpëtojë nga përqafimi mbytës i Berishës? Duke parë se as italianët nuk mundën që të ndaheshin nga Berluskoni pa ndihmën e komunitetit botëror, lind pyetja se, kush do jetë ajo forcë që do shpëtojë shqiptarët? A do t’i bjerë njeri telefonit të Berishës, dhe t’i thotë: “Mjaft. Hap krahun”?