E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një javë e re grevash, sot pa transport publik

ATHINE- Sot shoferët e mjeteve të transportit publik, autobusë, metro, trena elektrikë, tramvaj etj po zhvillojnë një grevë 24 orëshe. Për pasojë, vecanërisht në rrugët e Athinës mëngjesin e së hënës u krijua një trafik jashtëzakonisht i dendur, pasi gjithë qytetarët kanë nxjerrë në qarkullim makinat private. Në rrugët më të mëdha të Athinës makinat lëvizin me shpejtësi tepër të ulët dhe shpeesh kanë mbetur në vend për minuta të tëra.

Ndërkaq, gjendja nuk do jetë më e mirë as nesër e pasnesër, pasi 48 orët e ardhshme kanë paralajmëruar një grevë shoferët e taksive dhe ka shumë mundësi që kësaj greve t’i bashkohen edhe punonjësit e transportit publik.

Nga ana tjetër, një grevë e përgjithshme e punonjësve të sektorit publik dhe atij privat është paralajmëruar për në 5 dhe 19 Tetor, gjithcka si reagim për masat antikrizë të marra nga qeveria.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›