Sot lamtumira per aktorin Agim Qirjaqin
TIRANË- Në Teatrin Kombëtar do të kryhen sot në mesditë homazhet në nder të aktorit të mirënjohur Agim Qirjako i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Kolegë të tij, miq, të afërm, por dhe mjaft qytetare do t’i japin lamtumirën e fundit Agim Qirjakos.
Kinematografia dhe arti shqiptar humbi aktorin që me rolet dhe kontributin e tij do të mbetet i pavdekshëm. Agim Qirjaqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjecare, kur kishte ende potenciale dhe fuqi për ti dhënë artit shqiptar.
Kohë më parë aktori ishte shtruar në spital, ku pas analizave të kryera, mjekët konstatuan se aktori vuante edhe nga tumori në kocka. Po ashtu, edhe veshkat ishin rënduar së tepërmi nga azotemia. Kanë qënë sëmundjet ato që e mposhtën fizikisht, por veprat dhe rolet e tij do ti shërbejnë të gjithë brezave.
Agim Qirjaqi u lind në Kolonjë në vitin 1950. Karrirën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha”, “Lulekuqet mbi mure” etj. Me këtë të film ai fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, më 1977. Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina” (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më 1981. Në vitet ’80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me “Rikardi III” të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me “Fando e Lis” të Arrabalit, me të cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” në Festivalin e vitit 1994, “Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma, “Këngëtarja tullace” të Ioneskos dhe mbaron me “Armiku i popullit” të Ibsenit.
Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë ‘jashtë skene’, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.
(s.g/BalkanWeb)