E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, operacioni "Fshesa" kthen 106 shqiptarë

ATHINë- Një operacion i gjerë i forcave të policisë greke ka arrestuar 106 shqiptarë të cilët jetonin dhe punonin në mënyrë të paligjshme në vendin fqinj. Operacioni nisi në orën 10 të mbrëmjes së 22 prillit për të vijuar deri në orën 3 të mëngjesit të ditës tjetër. Në operacion u përfshinë forca të policisë nga 4 qytete të Greqisë veriore, Grevenas, Kastoria, Kozanit dhe Florinas.

Gjatë operacionit, në të cilën morën pjesë gjithsej 176 policë, u ushtrua kontroll mbi 1023 persona, 861 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas greke. Shqiptarët e arrestuar janë dërguar për në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›