Pakti, Deputeti grek ne Asamblene e OMONIA-s: S'na pelqeu vendimi
SARANDE-Zhvillimi i Asamblesë së OMONIA-s në Sarandë gjatë ditës së sotme ka sjellë edhe reagimin kritik të njërit prej deputete të Partisë Demokratike greke, Stelios Kostandinidhis i cili gjatë fjalës së tij në këtë asamble duke i referuar marrëveshjes së ujrave territoriale mes Shqipërisë e Greqisë shprehu keqardhjen për anullimin e vendimit nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. “ U cuditëm dhe nuk na erdhi mirë që kjo gjykatë anulloi një vendim i cili ishte marrë pas premtimeve të qeverisë shqiptare gjatë vizitës dy vjet me pare te kreut te PD greke Kostas Karamanlis. Pra, vendimi u mor me marreveshjen e dy paleve”- u shpreh deputeti i djathtë grek.
Ai vijoi më tej deklaratën me fjalët se “nëse “Shqipëria nuk zbaton të drejtat e minoritetit grek atëhere nuk do ta ketë mbeshtetejn e Greqisë për integrimin ne BE”.
Në këtë asamble ka qene e pranishme edhe sekretarja e partisë së PASOK-ut, Maria Dhimitrakopuli, që ashtu si Kostandinidhis mbeshteti ligjin per varret greke dhe ligjin per regjistrimin e popullsise ne baze te etnise dhe perkatesise fetare.
Nder te tjera Maria Dhimitrakopuli shtoji se kontributi i Greqise për ndërtimin e rrugëve, shesheve, shkollave etj në disa pjesë të jugut të Shqipërisë do të behet për zhvillimin e minotirtetit grek që banon në këto zona. Ndërkohë në të njejten kohë që zhvillohet asambleja e Omonias në Sarandë, në Gjirokastër reagon Spiro Ksera duke u shprehur kunder Omonias e duke e quajtur ate nje organizatë të lidershipit por jo për të drejtat e minoritetit grek në shqipiër.
Ksera u shpreh se ata që u përjashtuan pa të drejtë nga OMONIA nuk u ftuan të merrnin pjesë për të shprehur mendimin ndryshe në këtë asamble.
(d.b/News24/BalkanWeb)