E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, “shpresa” e Tus Koblenz

TIRANë- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, është shpresa kryesore e skuadrës së Tus Koblenzit, për të siguruar qëndrimin në Bundesligën 2 sezonin e ardhshëm.

Në takimin e mbrëmshëm, ku Tus Koblenz pësoi humbje 6-1 ndaj St.Paulit, Kapllani ka qenë titullar.

Kapllani ka luajtur gjithë ndeshjen dhe ka pasur disa raste shënimi, por pa mundur të gjejë rrjetën. Koblenz mbetet me 29 pikë pas kësaj humbje dhe renditet në vend të parafundit, duke e pasur shumë të vështirë arritjen e mbijetesës.

Pas largimit të Shefki Kuqit, Edmond Kapllani në njëfarë mënyre është i vetmi sulmues që po e mban gjallë skuadrën e Tus Koblenzit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar njërin nga dy golat e ekipit të tij në barazimin e fundit ndaj ish-skuadrës së tij, Karlsruher, që përfundoi me rezultat 2-2, javën e shkuar.

27-vjeçari ishte transferuar te skuadra nga liga e dytë gjermane për ta zëvendësuar Kuqin, që shkoi në Angli tek Sëansea City. Kapllani, i cili i kaloi 5 vjet te Karlsruher, i është dhënë Koblenzit në formë huazimi për gjashtë muaj nga Augsburg.

Deri tani, nga janari ai ka patur 15 paraqitje me ekipin aktual, ku luajnë edhe shqiptarët Ervin Skela, Njazi Kuqi dhe Shqipëron Skeraj, ndërsa ka realizuar katër gola.

Objektiv i Kapllanit është që ta ndihmojë Koblenzin që të mbetet në Bundesliga 2 gjermane, e më pas të largohet nga ky ekip.

“Kapllani dëshiron që sezonin e ardhshëm të luajë në Bundesliga 1 me Augsburg”, shkruan faqja gjermane (abendblatt.de).

Pas dy sezonesh dështuese në Bundesligë me skuadrën e Karlsruherit, Edmond Kapllani u transferua te skuadra e Augsburgut, me të cilën nënshkroi kontratë trevjeçare. Mirëpo, edhe pse pritej të shkëlqente në Bundesliga 2, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sulmuesi durrsak në pjesën e parë të kampionatit zhvilloi vetëm dy ndeshje për Augsburgun. Mospërfshirja në ekipin e parë e detyroi ish-sulmuesin e Besës së Kavajës të kalojë te Tus Koblenz, si huazim deri në qershor të këtij viti.
(m.a/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›