E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xibri: Berisha festë në 1 Maj, minatorët gati për protestë

TIRANE- Kreu i sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri, ka deklaruar se minatorët do të jenë në shesh më 1 Maj por jo për të festuar arritjet me Berishën, por sic u shpreh ai, për premtimet e pambajtura të kësaj qeverie.

“është mjaft e habitshme kur dëgjon zëra sic është ai i kryeministrit për të bërë festime në 1 Maj, apo zëri i sindikatave të vdekura të Bashkimit të Sindikatave që thonë se do protestojnë, kur pikërisht këto kanë qënë pjesë e qeverisë dhe kanë festuar në 1 Maj gjithmonë” – deklaron Xibri.

Xibri ka nënvizuar, se minatorë janë të gatshëm ti shkojnë deri në fund qëllimeve të tyre, ndërsa ka shtuar se aty ku do të jetë qeveria për të festuar do të jenë edhe minatorët për të protestuar.

“Sigurisht që qëndrimi ynë është krejt i prerë, në e kemi shpallur dhe e rishpallim përsëri që 1 Maji është dita jonë dhe e askujt tjetër. Aty ku qeveria do të kërkojë të bëjë festime për arritjet e veta, aty do të jemi ne për të protestuar kundër mosarritjeve të qeverisë, në radhë të parë për statusin e minatorit. Nëqoftëse qeveria do të kërkojë përplasjen me ne, aty e ka është e mirëpritur, ne jemi gati. E kemi shprehur edhe herë të tjera ose të arrijmë kërkesat tona social-ekonomike ose më mirë të jemi të vdekur”- theksoi më tej kreu i sindikatës së minatorëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›