E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per “Spiunet”, sot votimi ne kuvend

Partia Demokratike eshte e vendosur per ta votuar sot ne kuvend projektligjin per pastertine e figures se zyrtareve. I njohur si ligji i spiuneve, ai parashikon largimin edhe te gjykatesve dhe prokuroreve qe rezultojne me dosje.

Pikerisht keto nene kundershtohen nga juristet si antikushtetues, nderkohe qe shoqata e prokuroreve e konsideron ate nje hakmarrje politike. 

Nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi, eshte shprehur i vendosur se ky ligj do te kaloje ne mbledhjen e sotme
te Kuvendit. Demokratet konfirmojne se Parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij dhe nuk ka synim qe te demtoje prokuroret apo gjyqtaret, pasi drafti ka vite qe eshte paraqitur ne Kuvend kur çeshtjet "Fazliç" apo "Durres-Kukes" nuk ekzistonin.

Duket se PD e ka gjedhur dilemen e shifrave ne kuvend per te marre mbi 71 vota per kalimin e ligji. 54 deputeteve te PD-se, pa permendur avokatin Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli, shumices parlamentare i bashkohen edhe ‘besniket‘ e koalicionit, republikanet duke i dhuruar ligjit per dosjet 11 vota me shume. Dy votat e agrareve bashkuar me voten e Arian Staroves, Genc Pollos dhe Tritan Shehut e çon numrin total te mazhorances ne 70.

Vota e Kreut te Aleances Demokratike, Neritan Ceka, por edhe e deputetit te Levizjes Demokristiane Nikolle Lesi do te kaperceje kufirin e votave minimale qe projektligji i PD-se te marre miratimin ne Kuvend.

Seanca plenare e dites se sotme do te sjelle perveç ligjit te dosjeve dhe diskutimeve jashte rendit te dites edhe miratimin e kalendarit te punimeve per periudhen 15 dhjetor - 24 dhjetor 2008.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›