E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, paralizohet sektori publik, 24 orë grevë

Paralizohet sot sektori publik dhe privat nga greva e përgjithshme 24-orëshe që kanë shpallur dy sindikatat më të mëdha të vendit (GSEE dhe Adedy) kundër kalimit në “rezervat e punës” të punonjësve në 151 organizmave shtetërorë, por edhe masave shtrënguese shtesë.

“Barbarizmit social të qeverisë dhe troikës, lirimeve të punonjësve në sektorin publik dhe reduktimit të të ardhurave, haraçeve fiskale dhe abrogimit të Kontratës Kolegjale të Punës i përgjigjemi me zaptime dhe manifestime” deklaroi Ilias Bretakos, nënkryetari i sindikatës së sektorit publik Adedy.

Mjetet e transportit urban do të kenë vetëm ndërprerje të punës për të lehtësuar pjesëmarjen në dy manifestimet që do të mbahen në qendër të Athinës. Pezullohen ndërkohë të gjitha fluturimet ajrore pasi në grevë janë edhe kontrollorët ajrorë. Të mbyllura janë edhe të gjitha muzetë dhe mjediset arkeologjike.

Spitalet funksionojnë vetëm me personel shërbimi për rastet urgjente. Në grevë janë edhe mësuesit, por edhe avokatët dhe nëpunësit e gjykatave. Një grevë tjetër e përgjithshme është programuar për datën 19 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›