Itali, Gruevski sot takohet me Berluskonin

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruesvki sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Romë, ku do të takohet me homologun e tij italian Silvio Berluskoni.
Temë e takimit do të jenë eurointegrimi, reformat dhe mundësitë për thellimin e gjendjes ekonomike midis dy vendeve.
Italia është partneri i pestë më i madh i tregtisë së jashtme të Maqedonisë në pesë vitet e fundit. Këmbimi në nivel vjetor është rreth 500 milionë dollarë, ndërsa vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti ai është 420.713.000 dollarë. Investimet italiane në Maqedoni janë 500 milionë euro.
Kryeministri Gruevski në vizitën në Itali shoqërohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të kryetarit të Qeverisë.