Shpërthim në veri të Mitrovicës, s`ka të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth mesnatës në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas saj nga shpërthimi janë dëmtuar 3 automjete ndërsa mësohet se si shënjetër e sulmit ishte makina e një përkthyesi serb të EULEX-it, Aleksandar Paunoviç.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme material. Sipas tij janë shkatërruar disa makina dhe janë thyer xhamat në një ndërtesë që ndodhet në afërsi ku ka ndodhur shpërthimi.
“Nuk ka të lënduar dhe as të dyshuar për momentin”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë.