E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Athina zyrtare, Papandreu s’ka ndër mend të dorëhiqet

Zëdhënësi i cituar nga “Bloomberg” por që nuk pranoi t’i jepej emri, mohoi raportet e “Financial Times Deutschland”, sipas të cilave Papandreu kishte diskutuar për dorëheqjen me njerëzit e tij të besuar, dy herë gjatë tri javëve të fundit.

Sipas “FT Deutschland”, Papandreu ka ofruar dy herë dorëheqjen e tij por më pas përsëri ka vijuar punën.

Papandru ndodhet mes dy zjarreve, në njërin krah është populli i tij që kërkon me anë të protestave që të mos ketë shkurtime të mëtejshme në vende pune etj, në anën tjetër është BE-ja dhe FMN-ja që kërkojnë masa më të ashpra ekonomike. /Start/F. P/

                                                                                             2011-10-04 16:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›