E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia futet në grevë të përgjithshme

Fluturimet dhe shërbimet e trageteve pritet të anulohen, shkollat do të mbyllen teksa në spitale do të punojë me staf të reduktuar.

Unionet e punëtorëve më të mëdhenj të Greqisë kërkojnë një grevë të madhe, në mënyrë që të provohet se rezistenca është akoma e fortë. Disa nëpunës civilë të ushtrisë premtojnë të sabotojnë reformat e qeverisë.

Kjo është greva e parë e përgjithshme që kur qeveria shpalli një taksë të re emergjente mbi pronat dhe shkurtimin me 30 mijë vende të stafit të sektorit publik, muajin e kaluar.

Greva e përgjithshme vjen ndërkohë që ministrat e Financave të Eurozonës kanë shtyrë vendimmarrjen për dhënien e këstit të radhës nga paketa e ndihmave prej 110 miliardë eurosh Greqisë. Pa këto para, Greqia e ka të pashmangshëm falimentimin në mes të tetorit./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-05 09:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›