E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, partitë e majta do ndihmojnë për krijimin e qeverisë

Partitë politike greke PASOK dhe e majta demokratike kanë theksuar se do të ndihmojnë në formimin e një qeverie të unitetit kombëtar në qoftë se zgjedhjet e 17 qershorit dështojnë edhe një herë për të prodhuar një fitues të qartë.
 

Kreu i PASOK Evangelos Venizelos një ish ministër i financave i cili negocioi marrëveshjen e kredisë tha se kjo marrëveshje ishte e nevoshme për të krijuar vende pune dhe rritje.
 

Venizelos paralajmëroi partinë radikale të majtë SYRIZA se në qoftë se nuk formohet një qeveri koalicioni pas 17 qershor vendi rrezikon të falimentojë.
 

"Ne i këmi dëgjuar intervistat e Samaras dhe Tsipras për një situatë shumë të rrezikshme që është në zhvillim për vendin tonë. Nuk duhet një skenar post-zgjedhor. Bashkëpunimi lejon çdo forcë e fuqishme politike të bëjë detyrat ", tha ai.
 

Shumica dërrmuese e grekëve duan të mbajnë monedhën euro, por duan të jenë të liruar nga masat shtrënguese të ashpra të imponuara si pjesë e plan, që e ka shpëtuar Athinën nga falimentimi në mars. Ndërkohë edhe lideri i të majtës demokratike Fotis Kouvelis tha se partia e tij është e angazhuar gjithashtu për të qëndruar në zonën e euros, por ai ka kërkuar të rinegociojë kushtet e marrëveshjes.
 

Zgjedhjet e 17 qershorit janë një refrendum për Greqinë, një referendum nëse do të qëndroj në euro apo jo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›