E Diel, 1 Nëntor 2026

Të drejtat e fëmijëve, konferencë rajonale në Tiranë

Në kuadër të Presidencës shqiptare të KiE, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me KiE dhe ambasadën polake në Tiranë organizojnë konferencën rajonale mbi të drejtat e fëmijëve.
 

Përfaqësues dhe ekspertë nga vendet e rajonit të Europës Juglindore do të diskutojnë dhe ndajnë eksperiencat e tyre në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve gjatë procesit të ndryshimeve demokratike të kaluara nga shumë vende të rajonit në dy dekadat e fundit.
 

Në këtë konferencë, do të marrin pjesë edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Punës Spiro Ksera, Ambasadorja polake Tatarzynska, Presidentja e Fondacionit "Fëmijët Shqiptare" Liri Berisha, etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›