OKB Siria eshte ne lufte civile
Siria ndodhet në luftë civile dhe ka humbur kontrollin, është shprehur kështu kreu i operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Kjo është hera e parë që një zyrtar i OKB-së ka shprehur zyrtarisht këtë pikëpamje. Komentet e tij erdhën kur vëzhgues të OKB-së në Siri u sulmuan pasi u përpoqën për të arritur në qytetin e rrethuar Haffa. Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton akuzoi Rusinë për furnizimin me helikopterë ndaj qeverisë siriane. Kreu i misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, Herve Ladsous la pak vend për dyshime me deklaratën e tij të fortë në Nju Jork, kur tha përpara gazetarëve se Siria është aktualisht në një gjendje që mund të përshkruhet si luftë civile.
“Është e qartë se qeveria siriane, ka humbur territore të konsiderueshme”, u shpreh ai, përfshirë këtu disa qytete mbështetëse të opozitës, dhe tani po kërkon të rimarrë situatën nën kontroll”.
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton nga ana tjetër ka sulmuar edhe një herë Rusinë me pretendimet se Moska mund të dërgojë në Siri helikopterë luftarakë. Sa për pretendimet ruse se dërgesat e armëve në këtë vend nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin, Klinton i cilësoi qartazi të pavërteta.
Pohimet e saj vijnë pak pas deklaratave të Francës se druhet që masakra të reja po përgatiten në Siri, ndërsa raportet për dhunë sa vijnë dhe shtohen. Dhuna dhe gjakderdhja ne vend po marrin jetën e dhjetëra personave çdo ditë, ndërsa plani i paqes së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe ka dështuar.