Greqi, përfundon pengmarrja në burgun e Koridhalos
ATHINE - Pas rreth 3 orësh pengmarrje, Panajotis Vlastos (në foto) dhe tre të burgosurit e tjerë që bashkëpunuan me të në pengmarrje, liruan 28 pengjet, ndërsa vetë u dorëzuan.
Pas negociatave me zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë dhe policisë greke, Panajotis Vlastos i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe tre të akuzuarit e tjerë për akte terroriste, pjesëtarë të organizatës "Komploti i celulave të zjarrit", i kanë dhënë fund pengmarrjes pa derdhur gjak.
Të burgosurit mbanin peng tre gardianët dhe 25 familjarë të të burgosurve të tjerë, të cilët në atë kohë kanë qenë në vizitë, por para se të dorëzoheshin, liruan katër gra.
Vlen të përmendet se të burgosurit kishin në duar një armë dhe tre thika kuzhine, me te cilat kërcënonin gjatë orëve të pengmarrjes.
Ata kanë kërkuar që të publikohet një letër ku të përshkruhen kushtet skandaloze në burg.
Panajotis Vlastos vuan dënimin për dy vrasje dhe ka tentuar edhe herë të tjera të arratiset nga burgu, por pa sukses.
Fillimi i ngjarjes
Ora 19 25 - Një pengmarrje po ndodh nga një i burgosur i burgut të sigurisë së lartë të Koridallos në Athinë.
Incidenti filloi rreth orës 19 15 minuta, (ora lokale) kur në rrethana ende të panjohura, i burgosuri Panajotis Vlastos, i armatosur, mori peng fillimisht një zyrtar të burgut.
Informacione që vijnë nga brenda burgut, flasin për disa pengje, mes të cilëve edhe të afërm të të dënuarve, që ndodhn aty për vizitë.
Forca të shumta policie kanë bllokuar vendin, ndërkohë që i burgosuri dhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë të arratisen.
Bashkëpunëtorë me të, janë edhe 3 të akuzuar për përfshirje në organizatën "Komploti i celulave të zjarrit".
Po kryhen bisedime për t'i dhënë fund pengmarrjes.