E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, sulmohet me bombë transportuesi i naftës

Një trasportues nafte është sulmuar me bombë mbrëmë vonë në pjesën jugore të Irakut.
 

Agjencia e lajmeve Reuters citon policinë irakiane e cila ka theksuar se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pusin e naftës nga shpërthimi dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë ta shuajnë gjatë gjithë natës.
 

Policia bën të ditur se tre bomba kanë shpërthyer në transportuesin e naftës në jug të Irakut, e që kishte për qëllim mbajtjen e këtij derivati nëpër pikat shpërndarëse në Basra.
 

Sulmi vjen pasi udhëheqësi i policisë së  Irakut tha se forca e tij ka rritur patrullat për tu mbrojtur nga instalimet e mundshme të sulmeve të Al- Kaidës, pas largimit të trupave amerikane nga Iraku.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›