E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, numërohen më shumë se 20 mijë të burgosur politikë të liruar

Kryeministri i Egjiptit, Kamal al-Ganzuri ka deklaruar se janë liruar më tepër se 20 mijë të burgosur politikë që nga kryengritja popullore, e cila përmbysi ish presidentin Hosni Mubarak.

Agjencia zyrtare e lajmeve, MENA, raportoi se Ganzuri ka thënë se “20103 të burgosur politikë janë liruar prej fillimit të shkurtit”.

Më tej ai ka theksuar se 70 të burgosur politikë vazhdojnë të mbeten ende në burg.
 

Grupet për të drejtat e njeriut pohojnë se mijëra egjiptianë ishin burgosur nën ligjin kundërthënës për emergjencë, të cilin Mubaraku e kishte përdorë për dekada kundër rivalëve të tij politikë, kryesisht kundër islamistëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›