E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, rasti i parë i burgosjes për mbajtje të perçes

Një nënë 32-vjeçare do të shndërrohet në të parën që do të burgoset në Francë për refuzimin e heqjes së perçes së plotë në publik.

Hind Ahmas, mbajtëse e një pasaporte franceze, refuzon të pranojë legjitimitetin e vendimit të marrë nga një gjykatë në Paris më parë gjatë vitit dhe do të burgoset për 15 ditë, gjatë të cilëve është e detyruar të marrë kurse për të drejtat dhe detyrimet civile.

Ajo u arrestua në mënyrë të përsëritur në kryeqytetin francez, duke shkelur ligjin që detyron qytetarët të mos mbajnë veshje që u fshehin fytyrën, për arsye sigurie. Ahmasit nuk iu lejua e drejta e apelit, pasi ajo nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe në gjykatë vazhdoi të paraqitej e mbuluar.

Megjithatë, asaj iu bë e qartë nga avokati i saj se nëse nuk do të pranojë kufizimet e ligjit në ambientet publike, atëherë përballet me mundësinë që të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.
Gruaja, e cila ka refuzuar të paguajë një gjobë prej 100 eurosh për këtë shkelje, ka sfiduar vendimin e gjykatës franceze duke pretenduar se do ta dërgojë çështjen në gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›