E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përfundongreva e urisë së300 emigrantëve

ATHINË- Përfundoi pas 44 ditësh greva e urisë, që zhvilluan 300 emigrantë të huaj në Greqi, 250 nga të cilët në Athinë dhe 50 në Selanik. Negociatat me qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre ishin të vështira, por ato përfunduan me zgjidhjen e kerkesave te tyre.
Me përfundimin e greves së urisë emigrantët deklaruan se sakrifica e tyre dha rezultat.

Vendimit i paraprinë disa raunde negociatash me propozime të ofruara nga qeveria. Dje pasdite, përfaqësues të emigrantëve zhvilluan një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Janis Ragusis, të Shëndetësisë Andreas Loverdos dhe të Mbrojtjës Civile Kristos Papoutsis, Sekretaren për Punën Anna Dalaras dhe Sekretarin e Përgjithshëm i Popullsisë dhe ndërlidhjen shoqërore Andreas Takis.

Emigrantët do të pajisen me dokumente udhëtimi dhe kanë marrë premtimin për uljen e viteve të legalizimit në 8 vjet dhe numrin e pullave të kërkuara për sigurimet.

Situata e grevës së urisë kishte arritur kulmin, kur mëse 100 emigrantë u dërguan në spitale me shqetësime të rënda shëndetësore dhe në gjendje tepër serioze.
Gjithashtu edhe i ftohti eksprem që ka përfshirë Greqinë krijoi frikë për viktima, pasi kushtet e zhvillimit të grevës nuk ishin të përshtatshme.
Greva e urisë u mbyll pikërisht kur Greqia mori kritika lidhur me përballimin dhe trajtimin e emigranteve ilegale, sidomos në qelitë e paraburgimit.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›