Shkodër, traditae qëndisjes,panair në muzeun historik
Shkodër- Muzeu historik i Shkodrës, në kuadër të projektit "Trashëgimi Kulturore pa kufij" organizoi në mjediset e tij ekspoziten "Jeta dhe Dashuria, Endrra në fije".
Drejtori i këtij institucioni, Fatmir Juka, tha :- ‘aktiviteti në fjalë, zhvillimi i të cilit u mundësua në bashkëpunim me Shoqaten e Artizanëve të Shqipërisë, kishte për qëllim kultivimin e traditës së qëndisjes në rajonin e Shkodrës, zonë e cila është e njohur prej shumë vitesh për prodhimet e saj artizanale shumë cilësore dhe të stilit të veçantë.’
Për ta përcjellë sa më mirë tek brezi i ri artin e të qëndisurit, organizatorët kishin aktivizuar disa prej artizaneve më të spikatura dhe më me përvojë të Shkodrës, pranë të cilave kanë aktivizuar mbi 100 vajza të reja, të cilat kanë demonstruar në praktikë pasionin për t’u marrë me këtë zanat, duke sjellë për të pranishmit ekspozimin e formave dhe modeleve nga më të ndryshmet të qëndisjes me dorë.
Veprimtaria në fjalë, sipas drejtorit të Muzeut Historik të Shkodrës, ka të bëjë edhe me zbatimin e projektit “Trashëgimnia kulturore botërore pa kufi", i prezantuar muaj më parë në qytetin e Shkodrës me përfaqësues të 11-të muzeve të rajonit nga 6 shtete të ndryshme, mes të cilëve edhe ai i Shkodrës, qëllimi i të cilit është që secili muze të paraqesë vlerat e tij etnografike, kulturore, arkeologjike, të cilat lidhen me një tematikë të caktuar.
(e.m/ata/BalkanWeb)