E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përgjaket festa e Pashkës

ATHINE-Festa e Pashkës është përgjakur në Greqi. Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur gjatë festimeve të ringjalljes së Krishtit, ndërsa 4 të tjerë 3 ditë më parë gjatë përgatitjeve të festës.
Fishkezjarrët që lëshohen gjatë mbrëmjes së të shtunës së madhe, shkaktuan 2 viktima në ishullin Rodos, ndërkohë që një 7 vjecar është plagosur.

Tradita e fishekzjarreve gjithmonë tejkalon masën duke u kthyer në një garë të cmendur se kush do të bëjë zhurmë më shumë, pa respektuar rregullat e sigurisë e duke shkaktuar zi në dy familje në ditën e festës së madhe.

2 viktimat janë një fermer 39 vjecar dhe një 30 vjecar nga ishulli Rodos që, sipas të policisë, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nga shpërthimi i barutit të fishkezjarreve.
Aksidenti, që tronditi ishullin është regjistruar në orën 18,40, në magazinën e 39 vjecarit.

Në Anthidon Evia, një 7 vjeçar plagos në sy pa dashje nga kushëriri 26 vjeçar.
Ndërkohë, në vigjilje të festës, të mërkurën katër persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë, pas një shpërthimi në një fabrikë në Kallamata ku ata bëhen fishekzjarre për Pashkët.

Por, pavarësisht incidenteve, festimet e Pashkëve edhe këtë vit kanë qënë të mëdha në Greqi.
Flaka e Shenjtë mbërriti mbrëmë rreth orës 19 00 nga Jeruzalemi në aeroportin "Eleftherios Venizelos" në një ceremoni ku ishin mbledhur qindra besimtarë të të gjitha moshave nga e gjithë Greqia dhe u shpërnda në cdo kishë të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›