Tiranë, zjarr në garazhin e pallatit evakuohen banorët
TIRANË- Bodrumi i një pallati Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri mësohet se ka rënë në një pallat përballë maternitetit, në rrugë "Bulevardi Zogu 1" ndërkohë që ende nuk dihet a ka persona të lënduar. Bëhet fjalë për një zjarr të përmasave të mëdha që ka rënë rreth orës 22:05 në pallatin 12-katësh. Në garazhin ku ra zjarri, ka pasur edhe makina.
Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendnjarje, ku ka nisur edhe evakuimi i banorëve të tij. Në vendnjgarje edhe ambulanca e forca të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve të cilët janë bllokuar në apartamente nga tymi dhe paniku.
Sipas gazetarit të NEWS 24 Spartak Koka, dyshohet se në katin e 5-të të pallatit të ketë ende persona të paevakuuar.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
(m.a/BalkanWeb)