E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: Të bisedohet për zbatimin e Ahtisaarit, jo për opsionet e reja

PRISHTINE-Albert Rohan, i cili së bashku me Martti Ahtisaarin hartoi propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, që shërbeu si bazë për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur më 2008, thotë se ai plan, i njohur si Pakoja e Ahtisaarit, është zgjidhja edhe për Veriun e Kosovës. Rohan shprehet se në vend të diskutimeve për një zgjidhje të re, do të duhej të bisedohej për zbatimin e pakos aktuale.

Në një intervistë të shkurtër për “Kohën Ditore”, diplomati i mirënjohur austriak, Rohan, thotë se përgjegjësia për Veriun e Kosovës është para së gjithash e institucioneve dhe e lidershipit politik të Kosovës, por edhe e Beogradit dhe vetë serbëve në veri.

Ndërsa Brukseli, përveç që duhet të ofrojë përkrahje më të madhe për stabilizimin e Kosovës, është koha e fundit të tejkalojë edhe pengesën që ia krijojnë Kosovës 5 vendet e BE-së që ende nuk e njohën pavarësinë.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›