E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përleshje në manifestimet e Athinës

Rreth 20 të rinj grekë hodhën gurë mbi policinë pranë Universitetit të Athinës në përfundim të një manifestimi në kryeqytetin e Greqisë të rreth 400 personave të cilët protestuan kundër vdekjes së adoleshentit, të vrarë nga një polic. Teksa policia iu kundërpërgjigj gjuajtjeve me mjete të forta duke lëshuar gaz lotsjellës. Manifestuesit, shumica e të cilëve iu përkisin grupeve të së majtës jashtëparlamentare, marshuan nga Universiteti i Athinës deri tek parlamenti, në sheshin Sintagma, një kilometër prej andej. Gjatë marshimit manifestuesit thërrisnin "Çarmatosni policinë", "Një adoleshent vdiq, urrejtja po rritet" dhe "Vrasësit duhet të ndëshkohen". Një manifestim tjetër, që u zhvillua të enjten në mbrëmje për të njëjtat motive dhe ku morën pjesë më tepër se një mijë persona në qendër të Selanikut, qyteti i dytë më i madh i vendit, përfundoi pa incidente. Sipas burimeve policore, manifestuesit, shumica anëtarë të grupeve të majta jashtëparlamentare, marshuan në qetësi gjatë dy orëve në qendër të qytetit përpara se të shpërndaheshin. Studentët e 10 universiteteve dhe 12 gjimnazeve, nën kontrollin e të rinjve që prej vrasjes së adoleshentit, në këtë qytet në veri të Greqisë pritet të vendosin deri ditën e hënë lidhur me vazhdimësinë e manifestimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›