Mbillen pemë të reja në parkun kombëtar të malit të Dajtit
Dhjetra pemë të reja janë mbjellë në parkun kombëtar të malit të Dajtit. Ministria e Mjedisit, pyjeve dhe administritmit të ujërave ka zgjedhur këtë zonë, për të çelur kështu sezonin e ri të pyllëzimit, duke vendosur të mbjellë mbi 1 milion fidanë të rinj. Kjo nismë që vjen edhe në kuadër të ditës së malit, parashikon të hapë një sipërfaqje prej 400 ha pyjesh dhe të përmirësojë 900 ha të tjerë.Në këtë sezon të ri pyllëzimi Ministria e Mjedisit do të investojë 180 milion lekë.