E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përplasje me armë mes 4 shqiptarëve dhe policisë

GREQI- Një përplasje me armë ka ndodhur natën e kaluar në Athinë, mes 4 personave dhe policisë greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën Kokinos Milos, ku në grup i policisë DIAS, i ka dhënë shenjë një makine të ndalonte, por personat që ishin në të kanë qëlluar me armë kallashnikov dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia nisi ndjekjen e tyre ndërkohë që u njoftuan edhe përforcimet dhe helikopterët e policisë. 

Katër personat, që sipas policisë janë shqiptarë, u fshehën në varrezat e lagjes Kokinos Milos, ku u rrethuan nga policia. 

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre prej shqiptarëve u larguan, ndërsa njëri ka rënë në pranga. Shqiptari i arrestuar, është i dënuar në burgun e Trikalas për trafikim droge dhe ishte arratisur nga spitali i Trikalas, ku u dërgua me emergjencë për disa simptoma të rënda shëndetësore.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›