Vëllai i Gjergj Ndrecës: Fabrikën e miellit e morëm me lekët tona
TIRANE- Zef Ndreca, vëllai i ishtë përndjekurit politik, Gjergj Ndreca, i cili tentoi vetëflijimin para disa ditësh, duke i vënë zjarrin vetes hedh poshtë pretendimet e Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me fabrikën e miellit dhe kredinë e butë që i është dhënë familjes së Gjergjit. Sipas tij, fabrika në fjalë është privatizuar nëpërmjet letrave me vlerë që Gjergji i ka blerë me paratë e fituara në emigracion. Gjithashtu, sipas të vëllait, Gjergji nuk ka përfituar kredi të butë nga shteti, por e ka marrë atë në bankë.
Në këtë intervistë telefonike, dhënë për “Gazetën Shqiptare”, Zef Ndreca shpjegon me detaje gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ndërkohë që, ditën e djeshme Gjergj Ndreca është nisur për një kurim më të specializuar drejt Greqisë. Edhe grevisti Lirak Bejko, i cili ndërmori të njëjtin akt është nisur për kurim drejt Italisë.
Z.Zef, në çfarë viti e ka marrë vëllai juaj, Gjergj Ndreca, fabrikën e miellit për të cilën ka folur edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha?
Gjergj Ndreca në vitin 1991 ka dalë në Greqi. Me atë rast kam dalë edhe unë dhe kemi ndenjur tre vjet. Ai ka ndenjur pak më shumë se unë, deri më 1994-1995 dhe me një fjalë ka punuar atje me gjithë gruan. Më 1993 unë erdha në Shqipëri. Kemi fituar një sasi parash. Atëherë ishte dhrahmia dhe ishte shumë e favorizuar kundrejt lekut. Pra u bë një dorë pare e mirë. Me të ardhur në Shqipëri u hodh në ankand fabrika e miellit në Laç, fabrika e madhe e vjetër dhe si përfundim e morën Gjergji dhe Nue Lusha.
Kush është Nue Lusha?
E shoqja e Nue Lushës është tezja e Gjergjit dhe e imja. E morën për gjysmë fabrikën. Fabrika është blerë me letra me vlerë, duke u marrë nga njerëzit që kishin përfituar letra me vlerë, i bleu me para në dorë me lekët që fituam në Greqi me 500 halle. Shumën e lekëve e kemi plotësuar me letra me vlerë.
Sa lekë e keni marrë fabrikën?
Fabrika është marrë 200 e ca milionë lekë.
A ka patur favorizime për Gjergjin, duke qenë se ai ishte ish-i përndjekur politik?
Asnjë favorizim, as edhe një qindarkë. Domethënë fabrika është marrë me letrat me vlerë që ka blerë vetë Gjergji dhe Nue Lusha.
Pse e humbi fabrikën?
Nuk është shitur fabrika, por Gjergji ka dashur të marrë fabrikë tjetër dhe këtë ia la Nue Lushës.
I ka bërë dhuratë apo ia shiti Nue Lushës?
Jo, ka marrë një pjesë lekësh, sepse ka investuar dhe me këtë pjesë lekësh që mori, i shtoi edhe ca lekë të tjera dhe ka marrë fabrikën tjetër në autostradë. Aktualisht e ka fabrikën e re të miellit?
E ka, po faktikisht z.Berisha nuk foli mirë sipas meje, sepse ai nuk ka dhënë asnjë qindarkë për këtë punë. Z.Berisha ka bërë dhuratë një letër me vlerë që e kam edhe sot në valixhe dhe madje kur të vij në Tiranë do ta marr me vete që ta merrni në gazetë.
Çfarë vlere ka letra?
Letra është 7 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.
Po për kredinë e butë që z. Berisha ka deklaruar se i është dhënë Gjergjit?
Gjergji ka marrë një kredi për tek fabrika e miellit. E ka marrë për të furnizuar fabrikën me grurë.
Në çfarë vlere ka qenë kredia?
60 milionë lekë.
Ku e ka marrë kredinë?
Kredinë e ka marrë në bankë.
A mundi ta shlyente këtë kredi?
Për disa kohë mundi ta shlyente, por më vonë Gjergji ra me ekonominë, me grurin, importi nuk erdhi dhe atje ka folur mirë z.Berisha, fabrika i ka kaluar bankës, sepse nuk mundi të shlyente kredinë.
I ka kaluar bankës fabrika?
I ka kaluar bankës, por fabrika ka vlerë 470 milionë lekë.
Ju po thoni që Gjergj Ndreca nuk ka marrë kredi të butë nga shteti?
Në asnjë mënyrë. Nuk ka marrë asnjë gram.
A keni diçka për të shtuar?
Po, doja të them edhe diçka. Tani ka patur edhe kompleksin e derrave dhe kompleksin e ka bërë sërish me Nue Lushën dhe asnjë lloj ndihme s’iu ka dhënë. Edhe më vonë ra një shi shumë i rrëmbyeshëm dhe ua mori derrat dhe madje mbi 300 gica janë mbytur në ujë dhe z.Berisha nuk iu ka dhënë asnjë 50 lekësh për to.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)