E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pjesa më e vështirë është duke filluar tani

ATHINE - Greqia kaloi të dielën një nga ditët më të rëndësishme e më të vështira. Tani vec bilancit për pasojat dhunës që ndodhi në sheshin e Athinës, po bëhen përgatitje për zbatimin e shpejtë të masave të miratuara brenda Parlamentit.

Sa i përket asaj që pason miratimin e masave, duket se pjesa më e vështirë është duke filluar tani. 

Nesër Eurogrup do të mblidhet në Bruksel, për një vendim mbi marrëveshjen e miratuar nga paramenti grek.

Qeverisë greke i duhet që deri në fund të shkurtit, të aktivizojë të gjitha masat e Memorandumit, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe parlamentet e eurozonës të votojnë marrëveshjen e re të kredisë, ndërsa e paqartë mbetet mënyra se si do t’i sigurohen 325 milionë euro kursime gjatë vitit 2012.

Partnerët evropianë kërkojnë gjithashtu edhe angazhimet me shkrim të udhëheqësve politikë grekë. Zëdhënësi i qeverisë greke Pantelis Kapsis tha se udhëheqësit grekë do të duhet të ofrojnë garanci të shkruara deri të mërkurën, ku të angazhohen për zbatimin e masave edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme. Ai theksoi se qeveria do ta përfundojë punën e saj në mars dhe zgjedhjet do të mbahen në prill.

Të enjten, më 16 shkurt, takohet Bordi i FMN-së për miratimin e pjesës së vet në programin e ndihmës. Një ditë më vonë Greqia do të paraqesë një propozim formal për këmbimin e bonove (PSI) dhe më 5 Mars do të jetë kryehet procesi i shkëmbimit. 

Deklaratat 

Komisioneri për ekonominë Olli Rehn deklaroi se me votimin e masave, Parlamenti grek bëri një hap të rëndësishëm drejt "miratimit të programit të ndihmës për Greqinë". 

Lidhur me çështjen e garancive, zëdhënësi i Olli Rehn, Amadeu Altafaj, tha se eurozona kërkon angazhime të qarta nga palët e përfshira në qeveri dhe një konsensus të fuqishëm politik, përpara se vendi të hyjë në një periudhë zgjedhjesh. Ai vuri në dukje se këto angazhime kanë të bëjnë kryesisht me Antonis Samaras, i cili së bashku me shumë deputetë të partisë së tij e votuan programin.

Ndërkohë ministri i gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble deklaroi se “BE duhet të jetë e përgatitur për një dështim të mundshëm të Greqisë”. Ai megjithatë përsëriti se Berlini dëshiron të ndihmojë Athinën. 

Pasojat e dhunës

Nga ngjarjet e së dielës, 109 policë u plagosën, 3 motocikleta të policisë janë djegur, 92 vetë janë arrestuar, 79 të tjerë janë shoqëruar, mbi 150 godina janë shkatërruar ose plackitur, ndërkohë që 80 mjete morën pjesë në shuarjen e zjarreve. Nuk raportohet për dëme serioze në radhët e protestuesve, përvec problemeve të asaj dite me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›