Pranimi i institucioneve të Kosovës, serbët e Mitrovicës çelin referendumin
Veriu i Kosovës- Ashtu siç kishin paralajmëruar strukturat paralele në veri të Kosovës çelen sot referendumin ku serbët e veriut do të votojnë nëse duan ti pranojnë apo jo institucionet e Kosovës.
Ndërkaq janë drejtuar drejt qendrave të votimit që prej orës 6 të mengjesit të sotëm serbet e veriut ndërsa behet me dije së votimi do të mbyllet në orën 18:00 të ditës së sotme. Mësohet se janë të regjistruar në lista rreth 35.000 votues serbë që pritet të japin votën e tyre në 82 qendra.
Qeveria e Kosovës i ka cilësuar këto zgjedhje si të pa efektshme, ndërsa janë konsideruar të jashtëligjshme edhe nga vetë Beogradi zyrtar. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të tilla veprime janë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe e vetmja gjë që sjellin është destabiliteti mes dy vendeve.
Shkrime të tjera me interes:
- Njohja e institucionëve të Kosovës- Serbët e veriut, “PO” referendumit Mitrovicë- Qytetarët serbë do të jenë ato që do të...
- Serbët e Kosovës, gati deklarata e pavarësisë Kosovë – Serbët e Veriut të Kosovës duket se e...
- Çlirimii Mitrovicës, serbët luftojnë me gurë kundër KFOR-it Mitrovicë – Serbët nuk e kanë respektuar vendimin e KFOR-it...