Greqi, plagosen me armë zjarri 2 policë

Dy policë grekë u plagosën me armë zjarri nga disa të panjohur në një lagje të Athinës, natën duke gdhirë dita e sotme, gjatë kontrollit të një motoçiklisti, njoftuan burime policore. Njëri nga policët u shtrua në gjendje të rëndë nga një plagë në kokë dhe u desh të operohej. Tjetri, gjithashtu i shtruar në spital, është jashtë rrezikut, shtoi i njëjti burim. Policët u sulmuan në lagjen Kipséli, në veri të kryeqytetit, në çastin kur po kontrollonin motoçiklistin. Disa të panjohur qëlluan disa herë në atë moment. Më pas u larguan, pasi morën armët dhe telefonat celularë të policëve. Aktetet e dhunës dhe atentatet janë shumëfishuar në Athinë dhe Selanik (veri) që pas vdekjes dhjetorin e kaluar të një adoleshenti të vrarë gjatë një gabimi policor në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit grek. Vdekja e tij shkaktoi një valë dhune urbane