Kryeministri Thaçi vizitë zyrtare në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Bruksel ku gjatë ditës do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana. Zyra e Solanës njofton se takimi do të jetë mundësi për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet Kosovë-Bashkimi Evropian dhe çështjet e tjera me interes të përbashkët. Thaçi në Bruksel do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë evropianë.