Venezuelë, arrestohet ish-ministri i mbrojtjes për korrupsion
Policia e Venezuelës arrestoi ish-Ministrin e Mbrojtjes Raul Baudel, i cili njihet si nje kritikues i hapur ndaj presidentit Hugo Chavez. Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi një lider i opozitës i akuzuar për korrupsion u fsheh. Kritikët e Chavez kanë akuzuar kreun socialist se po përdor sistemin e drejtësisë për të ndjekur kritikët e qeverisë së tij, i cili po përballet me një brejtje buxheti këtë vit, si pasojë e zvogëlimit të të ardhurave të naftës në vend. Kreu i Prokurorisë ushtarake të Venezuelës tha se Raul Baudel i cili udhëqhoqi një operacion për të shpëtuar Chavez nga një grusht shteti në 2002, u arrestua me akuza për pasurim të paligjshëm. Baudel ishtë një mik i ngushtë i Chavez prej vitesh, por marrëdhëniet mes tyre u thyen në 2007 pasi Chavez propozoi një rrregullim të gjërë kushtetues, me qëllim zgjerimin e pushtetit të tij. Baudel akuzoi Chavez për përqëndrim të pushtetit dhe për dobësimin e demokracisë në vend. Arrestimi i Baudel vjen në të njëjtën jave kur Manuel Rosales, figura më e shfaqur në opozitën vendase, u fsheh për të shmangur persekutimin politik duke qënë se ai përballet me akuzat e pasurimit të paligjshëm, sipas udhëheqësve të opozitës.