Banka Evropiane ul ndjeshëm interesat

Presidenti i bankës mund të ndjekë shembullin e bankave të tjera
Banka Qendrore Evropiane ka ulur interesat kryesore me një të katërtën e përqindjes. Kjo është hera e gjashtë që prej tetorit që Banka po reagon ndaj rënies ekonomike. Papunësia është në rritje në vendet e Bashkimit Evropian që përdorin monedhën euro dhe në shifrat më të larta që prej vjetësh. Një korrespondent i BBC-së për biznesin thotë se banka është kritikuar, pse nuk i ka ulur më shpejt interesat në muajt e fundit. Tani ka spekullime që Banka Qendrore Evropiane mund të ndjekë shembullin e disa bankave të tjera qendrore dhe të hedhë më shumë para në ekonominë e zonës euro. Parashikimet sugjerojnë se rritja ekonomie mund të bjerë në nivelet mes 3.2 dhe 4.1 për qind këtë vit.