Maqedoni, Gruevski apel për zgjedhje të lira

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një deklaratë me shkrim ka apeluar për një proces të lirë dhe demokratik edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. "Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, Para nesh është cikli i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale , një cikël zgjedhor i cili është posaçërisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm demokratik, cikël zgjedhor që duhet ti vërtetojë perspektivat europiane dhe euro-atlantike të shtetit tone citohet te ketë thënë Gruevski nëpërmjet deklaratës. Ai shtoi se në këtë moment, interesi dhe prioriteti më i madh shtetëror i maqedonisë është që zgjedhjet të kalojnë në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike". Kreu i qeverisë maqedoanse tha se shteti dhe institucionet shtetërore do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetnecat përkatëse, për përsëritjen e atmosferës se qetë dhe demokratike edhe në raundin e dytë zgjedhor, dhe për zhvillim pa pengesa të procedurës demokratike, që nuk guxon të kërcënohet nga ana e askujt. Kryeministri Gruevski theksoi se Republika e Maqedonisë pa diskutim duhet të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike sepse kjo do ta paraqese sipas tij investimin e përbashkët në vazhdimin dhe sigurimin e suksesit dhe ardhmërisë europiane të Maqedonisë.