Abuzimi me fëmijët në kopshte, nis procedimi penal
GJIROKASTER-Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur sot procedimin penal për skandalin në Gjirokastër, ku fëmijët e shëndetshëm janë regjistruar në listat e personave me probleme mendore. Burime nga për TVNews24 nga Prokuroria e Gjirokastrës bënë të ditur sot se prokurorët kanë nisur ndjekjen penale ndaj personave të përfshirë me skandalin e kopshtit publik “Cicërimat”. Keshtu nen hetim do te kalojne ish-Drejtori i Arsimit Vasil Muka, drejtoresha e kopshtit Tefta Zhulla,psikologia Anila Caca. Ndërsa një ditë më parë dosja u shyqrtua nëse kishte elementë të veprës penale, sot dosja u regjistria si dosje penale.
Skandali me regjistrimin e fëmijëve të shëndetshëm si fëmijë me probleme mendore nga kopshtet në listat e fondacioneve humanitare për qëllime përfitimi, u denoncua fillimisht nga publicisti dhe pedagogu Virion Graci, prind i njërit prej fëmijëve në kopshtin public “Cicërimat”, të këtij qyteti.
Vogëlushi 6-vjecar i pedagogut edhe pse në gjendje fizike dhe mendore të shëndetshme u zbulua se figuronte prej 3 vitesh në listat e personave me probleme mendore, ashtu si edhe shumë fëmijë të tjerë të të njejtit kopësht.
Kallzimi
Ndërkaq, në kallëzimin penal të datës 15 prill, prindi, njëkohësisht pedagog në universitetin "Eqrem Çabej", shkrimtar e publicist, Virion Graçi, ndërmjet të tjerash thuhet: "Unë dua të kallëzoj se drejtoresha e kopshtit "Cicërimat", Tefta Zhulla, ka shpërdoruar detyrën për përfitime materiale në funksion të saj në bashkëpunim me personin Anila Caca, me detyrën e psikologes në dispozicion të DAR dhe me z. Vasil Muka, me detyrën e drejtorit të DAR. Nga ana e këtyre personave, djali im është regjistruar në projektin përfitues për fëmijët me të meta mendore pranë shoqatës "Save the children", ku unë si prind i tij nuk kam marrë ndonjë përfitim dhe më është fshehur çdo informacion në lidhje me këto që unë pretendoj. Nga thëniet e edukatoreve të tjera të këtij kopshti, kam mësuar se djali im dhe disa fëmijë të tjerë rreth 2 vjet më parë për habinë e edukatorëve dhe në fshehtësinë e prindërve janë marrë me makinë private pa ditur drejtimin dhe qëllimin e kësaj lëvizjeje", thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurori.
Denoncimi ne media
Graçi ne nje prononcim per TVNews24 konfirmoi se është kërcënuar nga drejtoresha e kopshtit "Cicërimat", Tefta Zhulla. Sipas tij, fakti që fëmija i tij është përfshirë në listën e fëmijëve me vështirësi të zhvillimit mendor është pohuar edhe prej ish-drejtorit të arsimit në Gjirokastër, Vasil Muka. "Urdhrin e dhënë para dy vitesh nga drejtoresha për përfshirjen e tim biri në një program të veçantë dy edukatoret nuk e kanë pranuar, duke këmbëngulur se gëzonte shëndet të plotë mendor. Drejtoresha Tefta Zhulla më ka kërcënuar dhe provokuar duke më thënë "Janë njerëz shumë më të rëndësishëm dhe nuk keni se çfarë të më bëni", tha Graci duke shtuar se femija i tij nuk do te shkoje me ne ate kopesht. "Kam dite qe e mbaj femijen ne shtepi dhe nuk lejoj te shkoje ne ate kopesht ku per mendimin ka persona te rrezikshem".
Drejtoreha e Kopshtit reagon
Personalisht Drejtoresha e kopshtit “Cicërimat” tefta Zhulla e mohoi këtë rast. Sipas saj, problemi qëndron vetëm në faktin se nuk u lajmëruar prindi për këtë regjistrim që iu bë fëmijës. Zhulla thkeosi se fëmija nuk kishte probleme m,endore, por rrinte i vecuar dhe shfaqte mefshtësi.
Per rastin ne fjale, paraditen e së dielës drejtues të Drejtorisë Arsimore kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për rastin në fjalë.
Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër, Arjan Pano, ka deklaruar se e vetmja parregullsi e konstatuar është mosvënia në dijeni e prindërve për ekzaminimin që i është bërë fëmijës dhe se brenda javës së ardhshme do të ketë masa konkrete për personat përgjegjës. “Problemi qëndron se pse rasti u shënua pa dijeninë e prindit. Fëmija nuk kishte probleme mendore, por probleme te mefshtësisë, që rrinte larg fëmijëve të tjerë, nuk bashkëpunonte, por jo probleme mendore, dhe këto u shënuan në kartelë. Sot ai është një fëmijë mjaft i shëndetshëm, por prindi duhet të ishte vënë në dijeni”, Pano.
Drejtuesit e arsimit deklarojnë se pas shqyrtimit të dokumentacionit brenda kësaj jave do të ketë masa konkrete për personat përgjegjës.
Gjithsesi tashmë fjala i mbetet prokurorisë për të zbardhur detaje që u zbardhën fillimisht nga një prind i indinjuar nga kjo situatë.
(d.b/BalkanWeb)