Greqi, policia kap një nga shqiptarët e arratisur nga burgu
Policia greke arriti të arrestojë një prej 8 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas në muajin mars.
Sot u vu në pranga shqiptari Ermal Lita, 35 vjeç (në foto). Arrestimi i tij u bë pas një grabitjeje që ai së bashku me një person tjetër kryen në një supermarket në Peristeri.
Gjatë grabitjes, një nga punonjësit arriti të shtypë butonin e alarmit dhe menjëherë policia mbërriti në vendngjarje, por grabitësit arritën t’i marrin gjithë paratë.
Ndjekjes së policisë ata iu përgjigjën me një granatë, e cila për fat të mirë nuk plasi.
Policia arriti të kapë Ermal Litën, njëri prej të arratisurve nga burgu dhe i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e shtetases greke 25 vjecare dhe identifikoi të dyshuarin tjetër, që nuk është nga grupi i të arratisurve.