E Diel, 1 Nëntor 2026

“Skandali i pikturave”, gjykata pushon çështjen në ngarkim të Vladimir Topit

KORÇË- Gjykata e Korçës ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të qendrës Kulturore në Korçë, Vladimir Topi duke e lënë atë të lirë. Vendimin e saj gjykata e ka argumentuar me faktin se procedimi penal ndaj Vladimir Topit duhet të kishte nisur në kohën kur janë vërejtur shkelje ndaj tij dhe jo pas skadimit të afatit.

Në vlerësimin e gjykatës, çështja në ndaj tij nuk duhet të kishte filluar, pasi faktet në ngarkim të Topit, konsiderohen të parashkruara. Ish-drejtori i Qendrës Kulturore në Korëë, Vladimir Topi akuzohet për zhdukjen e 61 pikturave të Galerisë së Arteve ‘Guri Madhi’, 27 prej të cilave të piktorit të popullit "Vangjush Mio”.

Proçesit ndaj tij ka zgjatur më shumë se 6 muaj ndërsa më herët prokuroria kishte kërkuar 2 vite burg për Topin duke e konsideruar atë fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, e cila u pasua me zhdukjen e pikturave. Gjatë seancës mbrojtja e ka cilësuar akuzën e prokurorisë mediatike dhe të pabazuar në prova. Gjykata gjithashtu ka vendosur të heqë edhe masën e sigurisë arrest në shtëpi ndaj Vladimir Topit.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe vajza e piktorit të Popullit Vangjush Mio. Jashtë kamerave, Rozeta Mio është shprehur për News 24 se është e zhgënjyer nga drejtësia. Edhe këtë here, thekson ajo ndodhi e njëjta situatë si ajo e vitit ‘97 ku cështja e pikturave të vjedhura të babait tim u arkivua. Për të dytën herë radhazi shprehet ajo, kjo cështje mbetet një enigme e madhe.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›