E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjigandi i kërkimit Google njeh Palestinën

Gjigandi i kërkimit Google ka ndryshuar emërtimin e faqes së tij kryesore në edicionin palestinez nga territoret palestineze në Palestinë. Ndryshimi i futur që në 1 maj, tregon se faqja google.ps tashmë shfaq fjalën Palestinë në gjuhën arabe dhe angleze nën logon e Google.

Në një deklaratë për BBC, zëdhënësi i Google Nathan Tyler tha se ndryshimi nga territoret palestineze në Palestinë u bë pas konsultimit me një numër burimesh dhe autoritetesh. “Në këtë rast po ndjekim qëndrimin e OKB dhe organizatave ndërkombëtare.

Terminologjia është një cështje delikate dhe e debatuar politike pasi shumë vende nuk e njohin ende shtetin e Palestinës. Në nëntor të këtij viti, OKB i dha Palestinës statusin e shtetit vëzhgues jo anëtar, vendim ë u kundërshtua fort nga Izraeli dhe SHBA-të.

Përpara këtij vendimi Organizata e Çlirimit të Palestinës kishte vetëm statusin e vëzhguesit të përhershëm.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›