E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia ndjek 3 persona, dyshon se janë shqiptarë

Policia greke zhvilloi në mbrëmje një operacion për kapjen e disa personave, për të cilët dyshon se janë pjesë e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas. 

Ndjekja filloi rreth orës 21:10, kur policia në Mandra i bëri shenjë për të ndaluar, një makine Citroen të bardhë, e cila u identifikua si makinë e vjedhur. 

Personat që ndodheshin brenda saj, jo vetëm nuk ndaluan, por qëlluan forcat e policisë më armë tip Kallashnikov. Mësohet se edhe policia u kundërpërgjigj me zjarr, por fatmirësisht pa viktima. 

Pas arratisjes nga burgu i Trikalas në muajin mars, kanë mbetur të lirë edhe 8 persona dhe policia është në ndjekje të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›