Greqi, policia sekuestron 52 kilogram hashash
Athinë - Policia greke arrestoi katër persona në Selanik të akuzuar për posedimin e 52 kilogramëve hashash. Policia fillimisht arrestoi dje dy persona, në përpjekje për t'i shitur drogë një polici, i cili ishte prezantuar si klient, citon MIA. Dy të tjerët u arrestuan pasi që policia greke në shtëpinë e tyre gjeti sasi të madhe hashashi dhe 14 695 euro.