Kina pranon negociatat me Tajvanin
Pekşn - Kina është e gatshme për negociata paqësore me Tajvanin, ka deklaruar kryeministri, Ven Xhibao.Qeveria e Tajvanit ka reaguar menjëherë, duke thënë se paqja është e rëndësishme për të dyja palët. Shefi i shtetit tajvanez ka deklaruar se më parë duhet arritur marrëveshje ekonomike, ndërsa më pas edhe ato politike.Nga përfundimi i luftës civile në vitin 1949, Kina pohon se ka sovranitet ndaj Tajvanit dhe ka premtuar se do ta kthejë nën pushtetin e saj, qoftë edhe me forcë.