E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: NATO duhet të bashkëpunojë me Rusinë

Bruksel - NATO duhet të bashkëpunojë më thellë me Rusinë. Ky është mesazhi që Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dha sot nga Brukseli. Sipas saj, "ka ardhur ora e realizmit" dhe se me Moskën "duhet ecur përpara", duke i hapur dritën e gjelbër rifillimit të marrëdhënieve zyrtare mes NATO-s dhe Rusisë. "Edhe pse disa e perceptojnë Këshillin NATO-Rusi si një shpërblim apo një lëshim bërë Rusisë, ai duhet të konsiderohet si një mekanizëm dialogu mbi temat e mosmarrëveshjeve dhe si një platformë bashkëpunimi që është në interesin tonë", deklaroi shefja e diplomacisë amerikane në fjalimin e saj të parë përpara Atlantikut të Veriut. "Është koha të ecim përpara, të mos qëndrojmë në vend me iluzionin se gjërat do të ndryshojnë vetë", shtoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›