Shpërthim në Rusi, vriten gjashtë policë
Moskë - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Inguisheti të Rusisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se nga shpërthimi kanë humbur jetën gjashtë policë dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas Interfax, provinca është pjesë e kaukazit rus dhe është përfshirë nga trazirat. "Sipas informacioneve të para mes të vdekurve figurojnë një nga shefat e Ministrisë së Brendshme në Ingusheti gjithashtu dhe zëvendësshefi i policisë kriminale të Nazranit'', deklaroi një zyrtar rus.