E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa kapërcen në momentin e fundit një krizë të re gazi

Bruksel - Zgjidhet kriza e detyrimeve të gazit natyror ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Pas kërcënimit me ndërprerje të gazit bërë nga Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, sipërmarrja ukrainase e gazit natyror Naftogaz i pagoi firmës ruse Gazprom detyrimin e plotë të muajit shkurt. Sipas Rusisë, deri në fund të muajit të kaluar si rrjedhojë e konsumimit të gazit natyror, Ukraina i detyrohej asaj 360 milionë dollarë, ndërkohë që kishte shlyer vetëm 310 milionë dollarë.

Më pas Putin e kërcënoi Ukrainën me ndërprerjen e gazit nëse ajo nuk shlyente detyrimin e plotë dhe i rikujtoi asaj se kjo do të vinte në pozitë të vështirë edhe vendet e Evropës. Kievi menjëherë deklaroi se e ka paguar detyrimin e tij dhe këtë e konfirmoi edhe Gazpromi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›